Zjarr i madh në Fier, rrezikojnë banesat

Aktualitet

Në fshatin Jeta e Re në Fier ka rënë zjarr në dy anët e rrugës ku ndodhen mbetje urbane. Në fillim janë djegur disa metra mbetje, por më pas zjarri ka përfshirë një plantacion ullinjsh. Zjarri i rënë ka mbuluar zonën nga tymi.

Mësohet se zjarri ka djegur fillimisht disa metra mbetje urbane, duke kaluar në një plantacion ullinjsh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dera më tani, raportohet se janë shkrumbuar nga flakët e mëdha disa hektarë ullishte, ndërsa rrezikojnë edhe disa banesa.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet që policia të nisë hetimet për të zbuluar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, apo si shkak i temperaturave të larta të këtyre ditëve.

ME TE LEXUARAT