Bombë në dasmë, 63 persona humbin jetën

Bota

Një lendë plasese ka shpërthyer në një dasmë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë 63 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.

Dëshmitarët i thanë BBC-së një kamikaz shpërtheu eksploziv gjatë një ceremonie martese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpërthimi ndodhi në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga muslimanët shiitë.

Talibanët mohuan që ata ishin mbrapa sulmit. Asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar kryerjen e bombardimeve.

Militantët muslimanë sunitë, përfshirë Talibanët dhe grupin e Shtetit Islamik, kanë synuar në mënyrë të përsëritur pakicat Shia Hazara në Afganistan dhe Pakistan, citon tch.

ME TE LEXUARAT