Drogë të ndarë në qese gati për shitje, kapet nga Policia 19-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla është goditur sot nga Policia e Durrësit.

Policia bën me dije se ka arrestuar trafikantin 19-vjeçar me iniciale Xh. B., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 22 doza kanabis të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT