Emigrantët lënë Shqipërinë, fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Aktualitet

Një numër i madh emigrantësh kanë lënë vendin e tyre për ty kthyer në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare vetëm përgjatë 24 orëve të fundit kanë lënë Shqipërinë përmes Doganës së Qafë-Thanës në Pogradec rreth 8 mijë e 400 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Fluks ka patur edhe në Doganën e Kapshticës. Përmes kësaj pike kufitare janë larguar rreth 6 mijë shtetas.

Ndërkohë po në këtë pikë kufitare janë regjistruar afro 10 mijë hyrje-dalje në 24 orët e fundit.

Në të dyja këto pika kufitare pala shqiptare ka vendosur në funksion të gjitha sportelet. Në gatishmëri janë vënë edhe autoritetet e vendeve  fqinje por fluksi i lartë nuk ka evituar radhët dhe pritjet për disa orë në doganë.

ME TE LEXUARAT