Treshja e gjyqtarëve tërhiqet për vendim! Saimir Tahiri 4 orë pritje

Aktualitet

Teksa pritej të dilnin me një vendim në orën 16:00, treshja e gjyqtarëve Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka, është tërhequr për të marrë vendim, por ende nuk e ka dhënë atë. Ish-ministri Saimir Tahiri, avokatët, prokurorët, e mbështetës të tij janë ashtë ambienteve të sallës së gjyqit, brenda Gjykatës për Krime të Rënda, në pritje të vendimit për ish-ministrin e Punëve të Brendshme dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela. Në ambientet e Gjykatës ka shumë mbështetës të Tahirit, ndërsa është e pranishme edhe një përfaqësuese e ambasadës amerikane në Tiranë. Në këto foto, Tahiri shihet teksa pret i qeshur vendimin, që është ende në pritje prej 4 orësh.

ME TE LEXUARAT