E rëndë, boksierit bullgar i ndalon zemra gjatë ndeshjes në Shkodër

Sport

Ndërron jetë një boksier bullgar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Boksieri bullgar, 20 vjeçari, Isus Velchkov ka gjetur vdekjen në ring, ndërsa po ndeshej me një tjetër boksier nga qyteti i Durrësit. Ai ka rënë pa ndjenja në tapetin e ringut dhe fillimisht në ndihmë i kanë ardhur stafet respektive të Bullgarisë dhe Shqipërisë, ndërsa është njoftuar shërbimi i urgjencës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai po merrte pjesë në një turne miqësore të boksit profeisonist në Shkodër kur është goditur në ring nga kundërshtari.

Goditja ka qenë fatale për të riun duke i shkaktuar vdekjen. Në spital ka mbërritur pa jetë.

ME TE LEXUARAT