"Ishin shoket e burrit", Bledar Toci: Pse isha tek shtepia e Marsides

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e policit Bledar Toçi, i cili qëlloi në vend Dritan Hoxhollin në orët e para të ditës së enjte brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas.

Toçi ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se Qatja e kishte telefonuar të mërkurën pasdite duke i thënë se Hoxholli po e kërcenonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më mori Marsida në telefon të mërkurën pasdite dhe më tha se Dritan Hoxholli e kërcenonte. Unë i thashë se do ta ndihmoja. Ai i thoshte se do t’i merrte fëmijen dy vjeç“, është shprehur Toçi.

“Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën. I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon.

Sapo ia hapa derën Dritani me tha:’Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka treguar polici.

Ai shton gjithashtu se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk ka pasur qëllim për ta vrarë.

“Armën e shërbimit e kisha me vete pasi sapo kisha mbyllur turnin. Dy të tjerët që ishin në banesë janë shok të burrit të Marsidës“, shprehet Toçi./abcnews

ME TE LEXUARAT