Festimi i golit ndaj kombetares shqiptare, UEFA nis hetimet ndaj Turqis

Sport

UEFA ka reaguar ne lidhje me përshëndetjen ushtarake të futbollistëve të Turqisë në momentin e festimit të golit të fitores ndaj Shqipërisë, të premten në mbrëmje.

“Personalisht nuk e kam parë atë veprim, që gjithsesi mund të duket si provokim. Rregullorja e garës ndalon referimet politike dhe fetare? Po, dhe mund t’ju garantoj që do të vlerësojmë këtë situatë. Lërmëni ta kontrolloj.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka qene deklarata e shefit te zyrës së shtypit të UEFA-s, Philip Townsend, që komentoi për ANSA-n rastin në fjalë. Veprimi i futbollistëve turq mësohet se është në mbështetje të forcave të armatosura të Turqisë, të impenjuara në një ofensivë në Sirinë e Veriut.

Pas verifikimit të pamjeve, UEFA mund të hapë hetimet me Federatën Turke të Futbollit që rrezikon maksimumi një gjobë të majme.

ME TE LEXUARAT