Je super...cfare i shkruante Marsida Qatja Dritan Haxhollit para ngjarjes ne Kavaje

Aktualitet

Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli kanë patur një marrëdhënie shumë të afërt mes tyre, përpara se 31-vjeçarja t’i jepte fund lidhjes.

Sikurse ka deklaruar edhe vetë 31-vjeçarja në dëshminë e saj në polici ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, ajo ka pasur lidhje jashtë martesore me Dritan Haxhollin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet për sa kohë ka vazhduar lidhja e tyre, por sikurse shihet në Facebook-un e të ndjerit, Marsida Qatja ka qenë aktive me komente.

Në një foto të Haxhollit, 31-vjeçarja komentonte duke komplimentuar ish të dashurin e saj.

“Je super i lezetshëm”, i shkruante ajo në një koment anglisht.

Por kohët e fundit lidhja mes tyre kishte përfunduar. Ka qenë Marsida ajo që kishte hequr dorë nga kjo marrëdhënie, por që mesa duket nuk pranohej nga viktima.

Dritan Haxholli dyshonte se Marsida Qatja ishte lidhur me Bledar Toçin, shefin e sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, Dritan Haxholli shkoi në banesën e Marsida Qatjas dhe aty e gjeti me Bledar Toçin dhe dy fqinjë të tjerë, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Haxholli, i cili kishte shkuar në banesë i armatosur me kallashnikov, u lejua të hynte brenda.

Sapo hapi derën e apartamentit, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje plot 17 gëzhoja pistolete dhe 1 gëzhojë kallashnikovi. Shefi i sigurisë së burgut të Durrësit është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje. /tvklan

ME TE LEXUARAT