'Venecia' tërhiqet: Presidenti Meta nuk ka 'tejkaluar kompetencat'

Aktualitet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një reagim, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës, ndërsa shtoi se "si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak".

!

Deklaratë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta

 

 

14 tetor 2019

 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

 

Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

 

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

 

  1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

 

 

 

  1. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

 

 

 

  1. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

 

 

 

  1. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

 

 

 

  1. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

 

 

 

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Do

ME TE LEXUARAT