Prokurori i akuzuar publikisht nga Rama kalon vettingun, Hajdarmataj del i paster

Aktualitet

KPK ka konfirmuar ne detyre prokurorin Besim Hajdarmataj. Vendimi eshte shpallur diten e sotme ne ora 10.00 ku KPK ka konstatuar se Hajdarmataj i ploteson kushtet per te qendruar ne detyre pas analizes qe i eshte bere ne tri kriteret e vleresimit, ate te pasurise, pastertise se figures dhe aftesise profesionale.

Besim Hajdarmataj ka drejtuar prokurorine e krimeve te renda dhe muajt e fundit eshte akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtare te mazhorances, per shitjen e pergjimeve te dosjeve 339 dhe 184 qe lidhen me blerjen e votave ne Durres dhe ne Diber.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besim Hajdarmataj ka qene edhe njeri prej prokuroreve qe perfaqesoi akuzen ndaj ish kinistrit Saimir Tahiri duke kerkuar arrestimin e tij ne gjykate.

Ne seancen paraprake tri dite me pare, KPK konstatoi se ILDKPKI, prokuroria e pergjithshme dhe DSIK kishin dorezuar raporte pozitive duke rekomanduar qendrimin ne detyre te Hajdarmatajt./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT