Vijojne kontrollet ne Vlore, mberrijne dhe forca nga Tirana

Aktualitet

Zbulohen detaje të reja lidhur me super-aksionin policor të zhvilluar sot në Vlorë, ku u arrestua i rrezikshmi Tesi Basho, i arratisur nga Italia, si dhe vëllai i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vlora është blinduar nga forca të shumta policie, ku kanë mbërritur edhe policë nga Tirana, të cilët vijojnë kontrollet e detajuara për të kapur të tjerë persona, që mund të kenë lidhje me Bashon, që është anëtar i bandës së rrezikshme të Llanajve.

Basho i ka shpëtuar disa policisë, ku aksioni më i fundit për kapjen e tij u krye nga RENEA, e cila zbarkoi në Selenicë, por që dështoi. Tesi Basho akuzohet për vrasjen e dy prostitutave në Itali, arratisjen nga burgu italian dhe vepra të tjera të rënda penale, teksa ishte pjesë e bandës së rrezikshme të Llanajve.

ME TE LEXUARAT