Humbi jeten ne aksident, percillet per ne banesen e fundit vellai i deputetes socialiste

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit 37-vjeçarit që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

 

Ai humbi jetën në një aksident pasditen e djeshme në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan, pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.

 

 

Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip 'Seat' ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Macolli është përplasur me kamionin.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

Identifikimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditje

ME TE LEXUARAT