Dy termete 3.2 balle lekundin token ne Greqi
Lajmifundit
/
21 Tetor 2019, 07:29
Bota
Dy tërmete me fuqi 3.2 të shkallës Rihter kanë rikthyer panikun në vendin fqinj, Greqi.
Mediet raportojnë se lëkundja e parë është shënuar në ishullin e Kretës, në orën 03:42, në brigjet e Tymbaki.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pak minuta më vonë, në orën 03:58, është shënuar një tjetër lëkundje, në një zonë detare 22 kilometra në jugperëndim të Zakynthos. Nga tërmetet nuk raportohet për probleme, por lëkundjet kanë krijuar panik te qytetarët, në orët e para të mëngjesit.