Trump: Se shpejti firmoset marreveshja e tregetise SHBA- Kine

Bota

Presidenti i ShBA Donald Trump, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Kina së shpejti do të shpallin një takim të ri, ku ai dhe Presidenti Kinez Xi Jinping do të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare "Phase One", pasi Kili anuloi një samit të planifikuar, të vendosur për mesin e nëntorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kina dhe SHBA janë duke punuar për një takim të ri, mbi nënshkrimin e Fazës së parë të Marrëveshjes së Tregtisë," tha Trump në Twitter, sipas Reuters.

“Vendndodhja e re do të shpallet së shpejti. Presidenti Xi dhe Presidenti Trump do të bëjnë nënshkrimin! ”

Vendimi i Kilit për të anulluar takimin e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Aziat-Paqësor në Kili, prishi planet për Trump dhe Xi, për të nënshkruar marrëveshjen.

Trump nuk ofroi dertaje specifike se kur mund të caktohet një takim i ri, por Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se pritet të përfundojë një marrëveshje "brenda të njëjtës kornizë kohore".

Ministria e tregtisë e Kinës tha në një deklaratë të enjten, se bisedimet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen ashtu siç ishte planifikuar më parë dhe negociatorët kryesorë të tregtisë nga të dy vendet, do të flasin me telefon të premten.

Negociatorët amerikanë dhe kinezë kanë qenë duke garuar, për të përfunduar një tekstin e marrëveshjes "fazëe parë" për Trump dhe Xi, për ta nënshkruar muajin tjetër.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, i cili po udhëtonte në Lindjen e Mesme, i tha Reuters të mërkurën, se diskutimet e ShBA-së me Kinën kishin qenë produktive, dhe puna për finalizimin e tekstit të marrëveshjes, po vazhdonte.

Ministria e tregtisë së Kinës, tha të enjten se negociatat po përparonin mirë.

Shtëpia e Bardhë synon të ofrojë disa lokacione amerikane, si alternativa për samitin e APEC, sipas një burimi të njohur në ShBA.

Alaska dhe Hawaii mund të jenë opsione të mundshme, që do të ishin të pranueshme për Kinën, tha një burim i dytë i njohur me këtë çështje.

Kina ka sugjeruar gjithashtu Macau si një vend të mundshëm, sipas një burimi tregtar të Kinës i njohur me këtë çeshtje.

ME TE LEXUARAT