Dyshimet per korrupsion, ministri malazez jep doreheqjen

Bota

Ministri për Zhvillim dhe Turizëm i Malit të Zi, Pavlle Radullovic, dha dorëheqje, pas shfaqjes së një videoje, e cila tregonte inspektorë të ministrisë së tij duke marrë ryshfet nga një biznesmen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon që transmetoi televizioni lokal Vijesti, inspektorët dëgjohen duke kërkuar para nga një burrë, i cili dëshiron të vazhdojë ndërtimin e një ndërtese në qytetin e Budvës, edhe pse i ka skaduar leja.

Kur njëri nga inspektorët pyet: “A i keni sjellë?”, biznesmeni i supozuar thotë se i ka vetëm 5,000 euro, edhe pse shuma totale që është kërkuar thuhet se ka qenë 20,000.

“M’i jepni nën tryezë”, dëgjohet pastaj inspektori. Ministri Radullovic – në këtë detyrë qysh në vitin 2016 – njoftoi në një konferencë për media se do të japë dorëheqje për shkak të incidentit.

“Unë nuk kam arritur ta zhduk këtë lloj sjelljeje”, tha ai dhe shtoi se procedurat disiplinore tashmë kanë nisur. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet Mali i Zi – vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

ME TE LEXUARAT