Tjeter aksident ne zonën e Fushe-Krujes, tre persona ne spital

Aktualitet

Një tjetër aksident ka ndodhur mbremjen e te dieles në zonën e Fushë Krujës, dhe pikërisht në aksin e rrugës Fushë Krujë – Kamzë. Tri automjete janë përplasur pranë fshatit Nikel, duke mbetur të plagosur tre persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti rrugor pranë Niklës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diten e sotme jane regjistruar disa aksidente në segmentin e rrugës Thumanë – Kamzë me disa persona të plagosur, sikurse kanë shfaqur dhe probleme në lëvizjen e automjeteve në këtë aks.

ME TE LEXUARAT