Pak minuta shi permbytin Durresin, femijet shkojne "me varka" ne shkolle

Aktualitet

Këta fëmijë në Durrës mëngjesin e sotem e kane nisur në mënyrën më të keqe diten e sotme teksa perballen me rruge te mbushura me uje duke shkuar ne shkolle.

Pamjet i perkasin rrugës pranë zjarrfikëses në qytet, e cila është përmbytur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këmbët në ujë, fëmijët shihen kur kalojnë rrugën e përmbytur, ndërkohë që do të qëndrojnë në shkollë deri në orët e mesditës.

Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë kanalizimet, përfundoi këtë vit, kjo nuk i ka dhënë zgjidhje përmbytjeve. Zona ka qenë gjithnjë problematike, duke u përmbytur sa herë që ka shira, por edhe investimi i fundit, që mesa duket nuk është realizuar siç duhet, nuk e ka ndryshuar për mirë situatën.

E vështirë u paraqit situata edhe në zonën pranë stadiumit ”Niko Dovana”, ku ndodhet dhe një kompleks shkollash të mesme, si dhe në kryqëzime të ndryshme në qytet e periferitë e tij.

Zyrën Vendore e Arsimit në Durrës tha se të gjitha shkollat janë funksionale dhe po zhvillohet normalisht procesi mësimor. Probleme ka pasur vetëm në ambientet e jashtme dhe nëpër rrugë. Me pushimin e reshjeve, ujërat po tërhiqen dhe situata po i kthehet dalëngadalë normalitetit.

ME TE LEXUARAT