Policia konfirmon ndalimin e nje 40-vjecari per atentatin ndaj Arjan Ndojes

Aktualitet

Policia deklaroi diten e sotme se ka ndaluar një person 40 vjec nga Fushe Kruja, të dyshuar si të përfshirë në atentatin e së premtes, ku një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.

Sipas burimeve, ndalimi është bërë bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Behet me dije se personi i ndaluar eshte percjelle ne policine e Tiranes ku gjate dites se sotme eshte marre ne pyetje nga grupi i hetimit. Te ndaluarit mesohet se i eshte kerkuar te sqaroje ku ka qene ne momentin e atentatit ndaj prokurorit Ndoja rreth ores 16 te se premtes se 1 nentorit.

Si pasojë e te shtenave me bresheri armesh, prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi mbetën të plagosur, ashtu si edhe shoferi i makinës, Andi Maloku.

ME TE LEXUARAT