‘Zbutet’ akuza per Suel Çelen dhe miqte e tij, ja sa vite burg kerkon prokuroria

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vite burg per Suel Celan alias Marjus Lulaj. Ndërsa për Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin u kërkua 6 vite burg

Ndërkohë që kanë ndryshuar akuzat ndaj tre të arrestuarve të Elbasanit, Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri, duke rrëzuar “vrasjen e punonjësit të policisë, mbetur në tetntativë”. Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka konfirmuar ndryshimin e akuzave gjatë leximit të pretencës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të policisë, për ngjarjen e 2017-s, por u gjet e provuar se Suel Cela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë goditur për shkak të detyrës.

Për këto akuza, Prokuroria kërkoi dënimin e Çelës me 7 vite burg dhe për Bekteshin me 6 vite.

Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të policisë, por u kërkua shpallja i fajshëm i tij për tri vepra të tjera, atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse, duke kërkuar dënimin me 6 vite burg.

Gjatë seancës prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të mjetit Audi, që përplasi makinën e policisë, ishte Suel Cela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.

Përfaqësuesi i akuzës renditi dëshmi, pamje filmike dhe rezultate të ekspertimenteve për materialet biologjike të gjetura në makinë si prova kundër të pandehurve.

Në shtator të 2017-s, pranë tregut Agroushqimor në Elbasan, automjeti brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi, u godit nga makian që drejtuar nga Suel Çela. Reagimi erdhi si rezultat i kontrollit që policia po ushtronte ndaj makinës ku ndodheshin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri.

ME TE LEXUARAT