Atentati ndaj prokurorit/ Redjan Rraja mohon akuzat: Nuk e di si u gjetën gjurmët e mia në makinën e autorëve

Aktualitet

Redjan Rraja, i arrestuar i vetëm për atentatin e pak ditëve me parë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit, ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura ndaj tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në dëshminë e dhënë pas arrestimit nga Policia, Rraja ka thënë se ditën e atentatit, më 1 nëntor 2019, ka qenë në Tiarën dhe në shtëpinë e tij ne Nikël, ndërsa ka mohuar të ketë njohje me prokurorin Ndoja dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë me të, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.

Report TV ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 34 vjeçarit, i cili ka thënë se nuk njihte as pronarin e makinës së atentatorëve dhe se nuk kishte hipur asnjëherë në të. Madje, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja ka mohuar të ketë njohje me personat që qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj prokurorit Ndoja.

34 vjeçari ka thënë se dhe syzet e gjetura në Benzin E280 të atentatorëve, të braktisur pas ngjarjes në fshatin Shkafanë të Ishmit, por nuk ka mundur t’i japë përgjigje pyetjes së prokurorëve se si kishin përfunduar gjurmët e tij të gishtrinjve te këto syze.

Pavarësisht se ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e ngritura ndaj tij, Krimet e Rënda kanmë dhënë sot ndaj Redjan Rrajës masën “Arrest me burg”, ndërsa pritet të rimerret sërish në pyetje për detaje të reja mbi atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit. Dy ditë pas ngjarjes, 34 vjeçari Redjan Rraja, nisur dhe nga gjurmët e gjishtrinjëve të tij të gjetura në makinën e atentatorëve, u arrestua në Pikën Kufitare të Muriqanit, me urdhër të Prokurorisë, në tentativë për tu larguar jashtë vendit.

ME TE LEXUARAT