Luftuan per te dale, detaje nga tragjedia e 39 personave qe humben jeten ne kamion

Bota

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak ditë më parë në Britaninë e Madhe.

Një kamion me 39 shtetas kanë humbur jetën në një kamion frigoriferik teksa po tentonin të futeshin në Britaninë e madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet e fundit të dala nga kamioni ku humbën jetën 39 shtetas janë rrëqethëse.

Raportet në median britanike bëjnë me dije se viktimat kanë luftuar për të dalë nga kamioni frigoriferik ku temperatura mbërriti në minus 25 gradë Celsius.

Policia gjeti shenja gishtash me gjak në derën dhe pjesën e brendshme anësore të tij, çka tregon se emigrantët kanë tentuar t’i gërryejnë me thonj. Disave prej kufomave, u kishte dalë shkumë nga goja.

Kamioni me 39 persona u nis nga Zeebrugge in Belgium dhe vetëm në Essex të Briatnisë së madhe u konstatua prania dhe vdekja e tyre

ME TE LEXUARAT