Vrau nenen e saj, 14-vjeçarja: S’mbaj mend

Aktualitet

Disa ditë më parë në Greqi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 14-vjeçare shqiptare ka sulmuar me thikë të ëmën. Nga raportimet e ditës së sotme të mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaminia.

Sipas mediave greke, ishte ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes së kaluar, kur vajza 14-vjeçare shkoi në kuzhinë ku mori një thikë 23 centimetra, për t’u drejtuar më pas në dhomën ku flinte mamaja e saj dhe nisi ta godiste me thikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E ëma e tmerruar ka bërtitur, britmat e së cilës kanë sjellë reagimin e vajzës tjetër. Kjo e fundit vrapoi drejt sallonit dhe i hoqi thikën nga dora motrës së saj binjake. Vajza tjetër ka njoftuar menjëhërë policinë e cila ka mbërritur në vendgjarje bashkë më të edhe ambulanca.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital me 12 plagë thike; 3 në krahun e majtë, 1 në shpatull, 2 në gjoks, 4 në pjesën e barkut dhe 2 në shpinë. Ajo qëndroi në spital për disa ditë ku u mbajt në kujdes intensiv, ndërsa aktualisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në prani edhe të psikologes, policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura e tronditur ka thënë se nuk mban mend asgjë.

Motra e saj binjake u shpjegoi hetuesve se 14-vjeçarja po luante me video-lojëra deri në orët e vona të natës. Policia e ka lënë të lirë me kusht 14-vjeçaren, ndërsa oficerët e policisë nga Dapartamenti i të Miturve që po hetojnë ngjarje, thonë se janë të shokuar nga ky rast. Historia e rëndë tronditi opinionin publik në Greqi, kurse 14-vjeçarja vazhdon të insistojë se nuk i kujtohet asgjë nga veprimet e saj.

ME TE LEXUARAT