Greva e Lufthansa-s anulon 1500 fluturime, mijera pasagjere mbeten ne aeroporte

Bota

Kompania gjermane ajrore Lufthansa njoftoi të premten se greva dyditëshe e ekuipazhit të kabinës e ka detyruar atë të anulojë 1,500 fluturime, që kanë prekur rreth 200,000 njerëz.

Kompania tha se fluturimet të shtunën do të zhvillohen kryesisht ashtu siç kanë qenë të planifikuara, por shtoi se pasagjerët duhet të presin "disa anulime dhe vonesa" si rezultat i grevës 48-orëshe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sindikata Ufo, e cila e ka thirrur grevën për shkak të mospajtimeve me pagat dhe kushtet, do të zhvillojë bisedime me Lufthansa-n gjatë fundjavës.

"Ose do të kemi zgjidhje, ose do të njoftojmë se do të ketë një zgjerim masiv të grevave", tha zëdhënësi i Ufo-s, Nicoley Baublies.

Personeli i kabinës i Lufthansa-s ndaloi punën të enjten, në përpjekje për të detyruar kompaninë të paguajë shpenzime dhe shtesa më të larta, si dhe të bëjë përmirësime të tjera në kushtet e punës.

Ufo dhe Lufthansa, e cila ka 21,000 përcjellës të fluturimeve, kanë rënë dakord që negociatat e fundjavës të jenë konfidenciale./rel

ME TE LEXUARAT