4 simptomat e menopauzes se parakohshme qe duhet te njohe çdo grua afer te 30-ve

Soft

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 3 % e popullsisë femërore në botë vuan nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve. Disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e menopauzës së parakohshme janë sëmundjet e sistemit imunitar, mbipesha, ekspozimi në ambiente toksike, heqja kirurgjikale e vezoreve etj. Fillimisht manifestohet me çrregullime te ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij, por jo vetëm. Simptomat e menopauzës së parakohshme nuk janë të njëjta për të gjitha gratë, por ndër më kryesoret përmendim :

Cikël i çrregullt menstrual: Ulja e nivelit të estrogjenit në vezore sjell edhe çrregullime në ciklin menstrual. Gjatë kësaj periudhe ju keni fluks gjaku me ngjyrë dhe erë të ndryshme nga cikli i zakonshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thatësi vaginale: Kjo simptomë mund të rrezikojë seriozisht jetën seksuale tuaj. Vagina humbet aftësinë për t’u hidratuar në mënyrë natyrale, si dhe konstatohet ulje e dëshirës seksuale.

Infeksione të shpeshta urinare: Çrregullimet e pH-it të zonës intime krijojnë një ambient të përshtatshëm ku rriten bakteret . Si rrjedhojë do të keni djegie të fshikëzës së urinës dhe vështirësi për të urinuar.

Probleme me sistemin eshtror: Gjatë kësaj faze, trupi i gruas humbet aftësinë për të përthithur kalciumin dhe ushqyes të tjerë që ushqejnë kockat. Rreziku për t'u prekur nga artriti dhe reumatizma është më i lartë.

ME TE LEXUARAT