Durres, trupi i pa jete i nje femre bie ne rrjetat e peshkatareve

Aktualitet

Trupi i pajetë është gjetur këtë mëngjes në plazhin e Durrësit. Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një femre.

Policia tha se trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur 6 milje nga Bishti i Pallës, ndërsa sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë.

Ndërkohë, Policia Shkencore ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.

ME TE LEXUARAT