Fundi i tmerrshem i policit qe arrestoi djalin e El Chapos

Bota

Një video tregoi momentet kur pjesëtarë të kartelit të Sinaloas ekzekutojnë një efektiv policie në mes të ditës, pasi e kishin identifikuar si pjesë e skuadrës që kishte arrestuar djalin e El Chapo-s.

Dy burra të armatosur zbriten nga një makinë dhe hapen zjarr ndaj mjetit ku qëndronte polici, i identifikuar nga mediat meksikane si Eduardo N, 32 vjeç, duke e qëlluar me 150 plumba.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në Kuliakan, kryeqytetin e shtetit të Sinaloas, ku edhe ka qendrën karteli i El Chapo-s. Përfshirjen e policit në operacionin e 17 tetorit ku u arrestua e më pas u lirua Ovidio Guzmán López, e konfirmuan mediat lokale.

Pasi efektivët ndaluan Ovidion pjesëtarë të kartelit i rrethuan duke i shndërruar rrugët e qytetit në një fushëbetejë të vërtetë. Vetëm pasi policët vendosën ta lironin, ai i telefonoi vëllait Archivaldo dhe i tha të ndalonte kaosin, por beteja vazhdoi dhe në total 13 vetë humbën jetën. Në fund, zyrtarët urdhëruan policët të tërhiqeshin dhe të linin të lirë djalin e El Chapo-s.

ME TE LEXUARAT