Moti i keq godet Britanine, vershimet e ujit i marrin jeten nje gruaje

Bota

Britania është përfshirë nga reshjet dhe përmbytjet të cilat kanë shkaktuar një viktimë dhe evakuimin e dhjetëra banorëve. Situata më kritike është në veri të vendit ku transporti është në gjendje kaotike.

Viktima është një grua, banore në kontenë e Derbshajër, e cila u rrembye nga vërshimet e ujit të lumit Deruent, sipas asaj që raportojnë mediat britanike

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situatë alarmante është sinjalizuar dhe në zonën e Donkaster, ku lumi Don doli nga shtrati dhe disa banorë pranë zonës janë evakuuar. Transporti në veri të vendit është në kaos si në rrugë, hekurudhë ku shumë udhëtime janë anuluar.

Zyra e metereologjisë shpalli rreth qindra alarme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga të cilat gjashtë konsiderohen të rënda.

ME TE LEXUARAT