Redian Rraja i martuar dhe me femije: Dalin detaje

Showbiz

Dy ditë më parë, Kejvina Kthella u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet.

Velina mendohej të kishte lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rrajën, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kejvina është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës.

Gjithashtu, asaj iu sekuestrua edhe telefoni, ndërsa kanë dalë detaje të reja nga lidhja e velinës me 34-vjeçarin.

Sipas “Newsbomb Redian Rraja ishte i martuar dhe kishte fëmijë.

 

Disa ditë të javës ai qëndronte me familjen e tij në Krujë, ndërsa pjesën e mbetur bashkëjetonte me Kejvinën në kryeqytet.

Ditën e sotme, Kejvina reagoi në Instagram lidhur me këto lajme, duke u shprehur se po abuzonin me emrin e saj.

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!’, shkruante Kejvina.

ME TE LEXUARAT