Tragjedi në Indi/ Vdesin 20 persona, mbi 2 milionë të tjerë kalojnë natën jashtë shtëpive

Bota

Cikloni ‘’Bulbul’’ u ka marrë jetën gjithsej 20 personave në Indi dhe Bangladesh duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë natyrore dhe njerëzore.

Shpejtësia me 120 km/h shkatërroi rreth 4 mijë banesa prej baltë si dhe ka lënë jashtë shtëpive mbi 2 milionë njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave të huaja, 8 persona u gjetën të vdekur në rajonin e Bengalit Perëndimor, ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në shtetin e Odishas në Indi. Në Bangladesh, cikloni u ka marrë jetën 10 personave.

Ciklonet janë një fenomen i shpeshtë në Indi dhe Bangladesh. Cikloni më vdekjeprurës gjatë këtyre viteve ka qenë i quajturi ‘’Fani’’, i cili në muajin të këtij viti u mori jetën 89 personave.

ME TE LEXUARAT