U ndane per te rigjetur dashurine? Nis me Arbana Osmanin dhe...
Sipas një studimi 45% e martesave të para janë të destinuara të dështojnë. Kush nuk bën pjesë në këtë përqindje, është me fat.
Plot surpriza keni pasur nga vipat muajt e fundit. Shumë prej tyre pas divorcit kanë ri-gjetur dashurinë, shkruan lajmifundit.al
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Tuna – Këngëtarja u martua në vitin 2010 me biznesmenin Rilind Reka, një martesë që bëri bujë në media e që dyshja e festuan me një dasmë madhështore.
Mirëpo vetëm 1 vit më pas, Tuna dhe Rilindi u ndanë dhe vetë këngëtarja në një intervistë deklaroi se ata të dy kishin shumë mospajtime.
Në janar të vitit 2017 Tuna u martua sërish por këtë herë dasma e saj me Patris Berishën u organizua sekret. Këngëtarja zgjodhi të mos bënte bujë me martesën e dytë dhe gjithçka u zbulua nga mediat.
Arbana Osmani është e martuar prej 16 vitesh e partnerin e saj Ardit Keron, i cili është me profesion financier, por mesa duket kësaj martese i erdhi fundi.
Por superlajmi ishte historia e saj e dashurisë me regjisorin e programit që ajo drejton, “Dua të të bëj të lumtur”. Duket se misioni i saj televiziv për të bërë njerëz të lumtur, e bëri atë vetë të lumtur pikësëpari dhe regjisorin shtatlartë e të qeshur të programit, Eduart Grishaj.
Jonida Maliqi dhe burri i saj Gent Prizreni u ndanë pas 17-vitesh lidhjeje. Nga martesa e parë Maliqi ka një djalë me emrin Dan. Një lajm i mirë na ka ardhur së fundmi nga këngëtarja. Ajo me pas u perfol per një lidhje Romeo Veshajn, me të cilin është shfaqur edhe publikisht.
Pas divorcit me burrin e saj Vin Velin, me të cilin ka edhe një djalë, Bora Zemani është lidhur sërish. Moderatorja e njohur është në një lidhje dashurie me Donald Veshajn. Epo ju urojme lumturi!/ lajmifundit.al