Kuvendi njofton seancen e jashtezakonshme, zbulohet çeshtja

Aktualitet

TIRANË

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë ditën e nesërme një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00. Kjo seancë do të këtë kryefjalë të veprimit dekretimin e Marsida Xhaferllarit nga kreu i shtetit si anëtare të Kushtetueses. Ndër të tjera, Kuvendi pritet të marrë një vendim për këtë çështje, e cila ka çuar sërish në përplasje të fortë  institucionet shtetërore.

Emri që ka çuar në përplasje institucionet është ai i Arta Vorpsit. Kjo e fundit u betua sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese  tek noterja, ndërsa shmangi kështu traditën e betimit në presidencë. Për këtë ka reaguar edhe Presidenca, e cila tha se Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet tek noterja apo dhe tek parukierja, por tha se ai njeh vetëm ligjin dhe Kushtetutën.

ME TE LEXUARAT