Putin pritet të vizitojë Turqinë në fillim të vitit 2020

Bota
Putin pritet të vizitojë Turqinë në fillim të vitit

Vladimir Putin pritet të vizitojë Turqinë në javën e parë të janarit, sipas këshilltarit të lartë të Rexhep Taip Erdogan.

Ibrahim Kalin, u shpreh gjithashtu për televizionin shtetëror TRT Haber, që presidentët e Turqisë dhe Rusisë do të diskutojnë çështje energjetike, përfshirë tubacionin e gazit TurkStream.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata gjithashtu do t'i referohen detajeve të marrëveshjes dyjavore midis dy vendeve për tërheqjen e kurdeve nga kufiri turk me Sirinë.

Kujtojmë që ditët e fundit, Taip Erdogan ishte në Uashington dhe u takua me Donald Trump, me të cilin diskutoi, ndër të tjera, blerjen e sistemeve të armëve S-400 të Turqisë nga Rusia.

ME TE LEXUARAT