Hidhet shorti, këshilltari ligjor i Presidentit: Emrat që hiqen nga lista pas shkreses se KLGJ. Ja antaret e rinj te KED

Aktualitet

Fjona Papajorgji, Vitore Tusha, Arta Marku, Ardian Dvorani janë disa nga anëtarët e rinj të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi informoi fillimisht për emrat që hiqen nga lista e kandidatëve për shkak se nuk kanë kaluar vettingun ose janë nën hetim. Ndërkohë mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët e tjerë që mbeten jashtë shortit.

Referuar informacionit, Presidenti ka axhornuar listën. Ndërkohë që KLP ka rikonfirmuar listën për Presidentin pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e shortit.

 

 

Nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

  1. Po kështu Ardian Dvorani u zgjedh automatikisht anëtar i KED si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë, i mbetur në detyrë. Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga P

ME TE LEXUARAT