Braçe: Anulohet tenderi i rruges Milot-Balldren, kompania s’iu pergjigj kontrates

Aktualitet

Zv/Kryeministri Erion Braçe deklaroi sonte për herë të parë se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar. Braçe u shpreh se “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mustafa Nano: Një nga kërkesat e PD është të anulohen PPP?

Braçe: “E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të khehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit.

Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”.

ME TE LEXUARAT