Viktimat nga tërmeti, Rama: Në Durrës po hetojmë 60 kompani ndërtimi

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetaret që duan të ndërtojnë vetë shtëpi në fshat do marrin, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra.

“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte. Thjeshtë një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale. Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.

Shtëpitë individuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë“, tha Rama.

Ai shtoi se plani i hetimit vijon dhe se në Durrës janë 60 kompanitë që po hetohen në Durrës. Po ashtu Rama thekosi se me planin e rindërtimit ka një problem pasi mungon fuqia punëtore.

“Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve, në Durrës janë 12 kompani, unifikoni procedurën me Tiranën, për 24 orë të jepet leja, por plani i supervizionimit të jetë i joni. 60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të ndërtuara, 12 janë gati, një apel të tjera që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces. Hetimi vijon.

Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet. Nuk ka asnjë provë që fshihet të gjitha vendngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumenteve, provave, fotografimi, etj. Duhet bërë edhe lista e kompanive që përmbushin parametrat e sigurisë që do të jenë pjesë e shortit për ti ftuar më pas në programimin e rindërtimit. Ky program kërkon një fuqi punëtore të madhe.

Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrim edhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë“, tha kryeministri.

ME TE LEXUARAT