Te shtena me arme ne Kukes, raportohet per nje te plagosur
Lajmifundit
/
11 Dhjetor 2019, 18:20
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kukës. Sipas asaj që raporton gazetari Enver Doçi, një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Kalis.
Grupi hetimor dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.