Tirane/ Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike, ne pranga tre persona

Aktualitet

Tiranë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve.

Gjatë 24 orëve janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi:

A. G.,20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin në të cilin shtetasi A. G. ishte pasagjer, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën 4 pilula të dyshuara ekstazi.

Nga Seksioni i Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasi A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në autostradën Tiranë-Durrës, në automjetin në të cilin ndodhej pasagjer iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve A. G., A. Ç. dhe A. S.

ME TE LEXUARAT