Permet/ Arme, droge dhe municion luftarak, ne pranga 35-vjeçarit

Aktualitet

PËRMET

Policia e Përmetit pas një aksioni të ndërmarrë ka sekuestruar e një sasi lënde narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Policia thekson se në pranga ka përfunduar shtetasi, A. M, 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë në Skrapar. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia i gjeti 35-vjeçarit një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, disa fishekë dhe 2 kilogramë lëndë narkotike kanabis

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “OSUMI”. Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “OSUMI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, pasi në kufi me Skraparin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

ME TE LEXUARAT