Aroma e helmit kishte pushtuar dhomën, dyshimet e hetuesve për helmimin e çiftit

Aktualitet

Helmimi i çiftit nga Xhyra e Librazhdit vazhdon të mbajë të mbërthyer vemendjen e banoreve të zonës. Ende nuk ka një version zyrtar se cilat ishin rrethanat dhe motivet që shtynë çiftin të ndërmarrë aktin fatal të vetëhelmit vetëm 5 ditë pas martesës.

Shtetasja Rezarta Hajdari, 19 vjeçe ndërroi jetë ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari vazhdon të mbahet në reanimacion dhe mjekët ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare ndonëse duket se ka shpresa që të jetojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të tjerë. Prindërit kanë deklaruar se çifti shkonte mjaft mirë, një detaj që duket edhe në fotot dhe fjalët që kanë shprehur për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Prindërit e djalit kanë deklaruar se ata janë gjetur të dy në dhomë, djali me shkumë nga goja dhe nusja pothuajse e pajetë.

Por Policia dhe Prokuroria nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të llojit të helmit të përdorur. Megjithatë burime spitalore bënë me dije se helmi i përdorur dyshohet të jetë fostoksinë, nisur edhe nga aroma që lëshon ky helm pas përdorimit.

Ne kete rast do të duhet të dalin përgjigjet e ekspertimit shkencor për të përcaktuar llojin e helmit.

Ndërkohë bëhet e ditur se në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja të dhunës.

Hetuesit shpresojnë që të zbardhin ngjarjen vetëm pas deklarimeve të Olsi Hajdarit, por ai ndodhet ende në reanimacion

ME TE LEXUARAT