Atentati ne Peqin/ Dalin detaje te reja, i njejti skenar si me djalin e halles

Aktualitet

Zbulohen detaje të reja nga atentati mbrëmë në aksin Elbasan-Peqin ku u vra 26-vjeçari Andi Zylyfi, ndërsa shoku i tij Ardit Uruçi mbeti i plagosur rëndë. Deri tani janë shoqëruar disa persona, një pjesë e të cilëve dëshmitarë që mund të kenë informacion për autorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që po shikohen edhe kamerat e sigurisë në bizneset pranë rrugës kryesore ku iu bë atentati dy të rinjve për të shkuar në identifikimin e autorëve. Autorët duket se kanë pasur informacion të saktë dhe vrasja ka qenë e planifikuar, pasi Zylyfi kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer nga Holanda. Në datë 10 dhjetor ai ishte kthyer në Elbasan, ndërsa tre ditë më pas, pra mbrëmë u ekzekutua.

Dy të rinjtë janë pa precedent penal, ndërsa pista e vetme ku po hetohet tani është larja e hesapeve, lidhur me ngjarjen e një viti më parë ku Zylyfit iu ekzekutua djali i hallës. Andi Zylyfi është kushëriri i parë(djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur Erdal Duranay.

Fakti që Endrit Alibej u vra sapo ishte kthyer vjet nga Holanda dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me kushëririn e tij mbrëmë, policia dhe prokuroria po hetojnë në këtë pistë. Autoritetet shqiptare kanë nisur letër porositë për informacion në Holandë në lidhje me Zylyfin nëse ka qenë i skeduar atje. Shkak i ekzekutimit të Endrit Alibejt vjet dyshohet se ka qenë përplasja për pazaret e drogës, por ende vrasjet janë pa autor.

ME TE LEXUARAT