Banesa perfshihet nga flaket, vdes femija 2 vjeç

Aktualitet

[caption id="attachment_986971" align="aligncenter" width="600"] FOTO ILUSTRUESE[/caption]

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banesa e shtetasit H.Ç u përfshi nga flakët dhe brenda saj është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Ngjarja u shënua rreth orës 15:00 të 17 janarit.

"Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies."

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

ME TE LEXUARAT