Falsifikonin dokumenta ne Hipoteke, burg per 5 zyrtaret

Aktualitet

7.8 vjet burg ka dhënë gjykata e Korçës për 5 ish-zyrtarë të Hipotekës të akuzuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion, ndërsa për ish-drejtorin Leftjon Bardho, çështja u pushua për mungesë provash.

Të dënuar janë 5 punonjës të cilët kanë mbajtur poste të larta në këtë institucion, Erisild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Qiriako, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak të procesit me procedurë të përshpejtuar, ata përfituan ulje dënimi.

Sipas dosjes hetimore, ish-zyrtarët e Hipotekës pajisnin me çertifikata pasurie qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe nuk kishin bërë asnjë pagesë për këtë shërbim.

Nga ana tjetër ata zhduknin nga arkiva e Hipotekës regjistrat hipotekorë duke i lënë në duart e personave të panjohur, të cilët plotësonin çertifikatat e pasurisë dhe i firmosnin ato duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.

VENDIMET:

Ersild Gorari, 4 vite burgim

Arsidesa Hysi, 3 vjet burgim

Erjon Arifi, 3 vjet burgim

Eriston Ziu, 8 muaj burgim

Andrea Zallemi, 100 orë punë të detyruar

Leftjon Bardho, mungesë provash

ME TE LEXUARAT