Berisha: Arrestimi i gjeneralit gjakësor Mlladic, i vonuar
Kryeministri Berisha nëpërmjet një deklarate për shtyp përshëndeti lajmin për arrestimin e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte Ratko Mlladiç.
“Arrestimi i Ratko Mlladiç njërit prej figurave me gjakësore më famëzeza në historinë e Ballkanit dhe të Europës, përgjegjës kryesor dhe direkt për genocidin dhe barbarinë serbe në Bosnje në tërësi dhe në Srebenicë në veçanti, ku organizoi shfarosjen në pak ditë të 8000 mijë fëmijëve burrave dhe grave të pafajshme.
Arrestimi, ndonëse i vonuar i autorit të genocidit dhe masakrave më të mëdha që Europa ka njohur pas luftës së dytë botërore është triumf i drejtësisë ndërkombëtare dhe ngushëllim i madh për shpirtrat mijëra e mijërave viktimave të pafajshme dhe familjeve te tyre”, thuhet në mesazhin e Berishës.
I kërkuari i Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladic, është arrestuar sot në mëngjes në fshatin Llazarevë afër Zrenjanit, ku po fshihej në shtëpinë e një kushëriri të vet, nën emrin Millorad Komadic.










