Publikuar në: Wed, May 25th, 2011

Grossruck i OSBE takon Berishën: Urime për fitoren e PD-së e Bashës

Shpërndaje
Tags

Kryeministri Sali Berisha ka pasur sot një takim me VVolfgang Grossruck, Zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
“Zoti Grossruck, pasi  falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore e uroi kryeministrin  Berisha për fitoren e Partisë Demokratike dhe të koalicionit që ai drejton në zgjedhjet  8 majit, në veçanti për fitoren e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e kandidatit të tij zotit Lulëzim Basha, në bashkinë e Tiranës, duke u shprehur njëkohësisht se këto zgjedhje kanë qenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e qeverisë shqiptare në lidhje me takimin.
Sipas të njëjtit burim, Grosruk dhe delegacioni që e shoqëronte, i cili përbëhej nga një numër profesionistësh, intelektualësh të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të biznesit austriak  vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të reformave të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe dhe u interesuan për mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për biznesin e huaj dhe investimet.
Kryeministri Berisha i njohu miqtë austriakë me potencialet  e mëdha që Shqipëria ofron në fusha si ajo e turizmit, e prodhimit të energjisë elektrike, nga burimet ujore, ndërtimin e infrastrukturave të rëndësishme, si dhe me klimën më të favorshme që qeveria shqiptare ka ndërtuar gjatë kësaj periudhe për biznesin dhe investimet, si regjistrimi on line përmes sistemit One Stop Shop, e- taksa, e-dogana, prokurimet elektronike, etj.
Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe qeverive të dy vendeve në shumë fusha, si dhe u vlerësua fakti që investimet austriake zenë vendin e trete për sa i përket investimeve te huaja ne Shqipëri, në sektorë shumë të rëndësishëm si ai bankar, hoteleri  turizëm, etj.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>