Kandidatja e PD për Këshillin Bashkiak: Rama nuk do dëgjimin e zërit të çdo qytetari
TIRANE – Kandidatja demokrate për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku deklaroi sot se gara në zgjedhjet lokale në Tiranë ishte shumë e ngushtë dhe rrjedhimisht lind pyetja: A duhet të numërohet çdo votë dha a duhet të dëgjohet zëri i çdo qytetari. Edi Rama që në fillim është investuar fortë që të krijojë paqartësi,mbi këtë çështje,sepse ai do të fshehë faktin se nuk donte që çdo votë të numërohej.
Tabaku tha se Rama nuk do që të dëgjohet zëri i çdo qytetari sepse atij nuk i pëlqejnë ato çka qytetarët kanë për të thënë. Tani, pasi është përpjekur që të ndalojë numërimin e çdo vote, Edi Rama po përpiqet të dëmtojë institucionet tona demokratike,në vend që të pranojë publikisht, se për të këto vota nuk kanë vlerë.
“Nuk është kanibalizëm të përfshish në proçes çdo votë, por është kanibalizëm të thuash se votat e disa qytetarëve nuk kanë vlerë.
Eshtë kanibalizëm të akuzosh,akuzosh dhe akuzosh pa fund dhe pa baza duke hedhur baltë dhe dyshime mbi një proçes që ishte më transparenti deri më tani.
Është kanibalizëm që të përdorësh gjuhe kërcënuese,të bllokosh rrugët dhe të rrethosh institucionet,në përpjekje për ti dëmtuar ato dhe imazhin e vendit”, theksoi më tej kandidatja demokrate.
Ajo shtroi më pas disa pyetje:
Pse, pa asnjë bazë e asnjë fakt,Edi Rama thotë se është e paligjshme të numërohet çdo votë,kur Kushtetuta jonë garanton se çdo votë është e barabartë?
Pse Edi Rama shpik histori absurde për administrimin e kutive, kur siguria e tyre është e vërtetuar, ato janë të vulosura dhe u hapën drejtpërsëdrejti në tëlevizion në vend që ta pranojë faktin se ai mendon që këto vota nuk kanë vlerë?
Përse Edi Rama thotë se do të përdorë çdo opsion ligjor dhe nëse nuk ndryshohet rezultati dhe nëse ai nuk shpallet fitues – ai nuk do ta pranojë rezultatin, në vend që ta pranojë faktin se ai mendon që këto vota nuk kanë vlerë?
Përse Edi Rama mban konferencë për shtyp dhe nuk i përgjigjet pyetjes më të madhe që kanë qytetarët në mendje:
Përse Edi Rama nuk donte që të numërohej çdo votë?
Përse Edi Rama do që të përjashtojë votat e qytetarëve?














shume pse ne kete tekst,por besoj se nuk kane te bejne fare me edi ramen por me gjendjen qe eshte krijuar ne shqiperi me vjen keq [pse]nuk doni ju ta kuptoni demokracine e vertete.bejani kete pyetje vetes dhe do te shikoni se per te vetmen here pse-ja gjen pergjigje