Testi i autoshkollave, pyetje përgjigjet e kapitullit, “përcaktime klasifikime rrugës”
Duke nisur nga sot, në rubrikën SHERBIME lajmifundit.com do të sjellë unformacione utilitare për lexuesit.
Shërbimi i parë që po ofrojmë është AUTOSHKOLLA, në mënyrë periodike ditë pas dite, ju do të njiheni me pyetje-përgjigjet zyrtare që përmban testi i Autoshkollës ose thënë ndryshe provimi i teorisë për marrjen e patentës.
Duke shpresuar t`ju ndihmojë sado pak, ju bëjmë të ditur kapitullin e parë të pyetje-përgjigjeve.
Në këtë model testi ofrohen pyetjet dhe përgjigjet e sakta dhe të gabuara, për shkak se alternativat në fjalë do të gjenden edhe në testin e autoshkollës.
Është e rëndësishme që të mos kaloni në një kapitull të dytë pa mësuar të parin. Ju urojmë suksese.
PËRCAKTIME DHE KLASIFIKIME RRUGËSH
RRUGA
Pyetësori 1 Rruga :
Përgjigje të sakta
1. është zona publike e përcaktuar për qarkullimin e njerëzve,
mjeteve e kafshëve
2. mund të jetë e ndarë në karrexhata
3. perfshin korsite e bicikletave
4. mund të jetë me një sens lëvizjeje për qarkullim
5. mund të jetë me dy sense lëvizjeje për qarkullim
Përgjigje të gabuara
1. bankinat nuk i përfshin
2. është zona publike e përcaktuar vetëm për qarkullimin e
njerëzve dhe mjeteve
3. është zona e rezervuar, normalisht për qarkullimin vetëm të
automjeteve dhe motomjeteve
4. është pjesë e karrexhatës e rezervuar vetëm për qarkullimin
e automjeteve
5. trotuarët nuk i përfshin
AUTOSTRADA
Pyetësori 2 Autostrada është një rrugë:
Përgjigje të sakta
1. me karrexhata të pavarura ose te ndara me trafikndarese te
pakapercyeshme
2. me te pakten dy korsi per secilen karrexhate
3. që nuk ka hyrje private
4. pa “KRYQËZIME NË NIVEL”
5. e pajisur me korsi të specializuara për hyrjet dhe daljet e
mjeteve
6. e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive mjetesh me
motor
7. qe lejon qarkullimin e motorave me cilindratë mbi 150 cm³
8. ku nuk mund të qarkullojnë makina bujqësore
9. e pajisur me rrethim dhe me vende të caktuara për qëndrim
10. e pajisur me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi
11. ku ndalohet të tërhiqen mjete që nuk klasifikohen si
rimorkio
Përgjigje të gabuara
1. është e rezervuar vetëm për qarkullimin e autoveturave
2. është një rrugë ku mund të qarkullojnë gjithë tipet motorave
3. në gjatësinë e vet, mund të përfshijë pistë për biçikletat
4. që ka kryqëzime në nivel të pajisur me semaforë
5. e hapur për gjithë llojet e motorave dhe çiklomotorëve
6. me dy korsi per qarkullimin e mjeteve
7. ku lejohet të vazhdosh në drejtimin e kundërt në fluksin
normal të trafikut vetëm për një pjesë të shkurtër
8. ku korsia e emergjencës gjithmonë mund të përdoret për
lëvizjen e mjeteve në rast të trafikut të dendur
RRUGE INTERURBANE KRYESORE
Pyetësori 3 Rrugët interurbane kryesore :
Përgjigje të sakta
1. janë me karrexhata të pavarura ose te ndara me trafik ndares
te pakapaercyeshem
2. janë të pajisura me zona të përshtashme për qëndrim
3. janë pa kryqëzime në nivel
4. janë të dallueshme nga sinjale të fillimit dhe të mbarimit
5. janë të rezervuara vetëm për qarkullimin e disa kategorive
të mjeteve me motor
6. janë të pajisura me korsi shpejtimi për hyrjen në to
7. janë të pasjisura me korsi ngadalësimi
8. kanë mbikalime dhe nënkalime
9. janë të ndërtuara me kryqëzime në disnivel
Përgjigje të gabuara
1. lejojnë lëvizjen e mjeteve me shpejtësi maksimale 110
km/orë
2. dallohen në hyrje dhe në dalje nga sinjalet me ngjyrë jeshile
3. janë rrugë me një karrexhatë dhe një korsi për sens lëvizjeje
4. lejojnë qarkullimin e mjeteve me shpejtësi maksimale
njëlloj si në autostrada
5. kanë gjithmonë gjatësi më të madhe se 200 km
6. janë rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje
7. lejojnë qarkullimin e çiklomotorëve
Pyetësori 4 Rruget interurbane dytesore :
Përgjigje të sakta
1. janë rrugë me të paktën një korsi për sens lëvizje
2. janë rrugë me një karrexhatë me të paktën një korsi për
sens lëvizje
3. janë rrugë që kanë edhe bankina
4. janë me kryqëzime në nivel
5. lejojnë qarkullimin e çiklomotorëve
Përgjigje të gabuara
1. janë me karrexhata të pavarura
2. janë të pajisura me korsi shpejtimi për hyrjen në rrugë
3. kanë mbikalime dhe nënkalime
4. janë pa kryqëzime në nivel
5. lejojnë lëvizjen e mjeteve me shpejtësi maksimale 110
km/orë
Pyetësori 5 Rruget urbane kryesore :
Përgjigje të sakta
1. janë rrugë me karrexhata të pavarura ose të ndara me
trafikndarës
2. janë me të paktën dy korsi për sens lëvizje
3. janë rrugë me korsi të mundëshme për mjetet e transportit
publik, me bankina dhe trotuare
4. janë rrugë të pajisura me semaforë në kryqëzimet në nivel
5. lejojnë qarkullimin e çiklomotorëve dhe motoçikletave
Përgjigje të gabuara 1. janë pa kryqëzime në nivel
2. lejojnë qarkullimin e mjeteve me shpejtësi maksimale
njëlloj si në autostrada
3. kanë gjithmonë gjatësi më të madhe se 200 km janë rrugë
me një karrexhatë
Pyetësori 6 Rruget urbane dytesore :
Përgjigje të sakta 1. janë rrugë me një karrexhatë
2. kanë të paktën një korsi për sens lëvizje
3. kanë bankina dhe trotuare
4. për qëndrimin kanë zona të përcaktuara të pajisura me
korsi manovrimi jashtë karrexhatës
5. kanë kryqëzime në nivel
6. kanë kufizime për shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve
Përgjigje të gabuara
1. janë të pajisura me trafikndarës dhe me karrexhata të
pavarura
2. lejojnë shpejtësi maksimale të lëvizjes deri në 90 km/orë
3. nuk e lejojnë qarkullimin e motorave dhe motorave me
kosh
4. lejojnë lëvizje me shpejtësi maksimale deri në 80 km/orë
5. kanë, si rregull, korsi emergjence
6. janë, si rregull, pa trotuare










