PS, Ruçi: Hiqni nga rendi i ditës ligjet me 3/5, nuk i votojmë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar sot nga kryetarja e Kuvendit heqjen nga rendi i ditës të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash për tu miratuar. Në mbjedhjen e konferencës së kryetarëve, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka kërkuar që në rendin e ditës të shqyrtohet paketa e propozuar nga PS-ja për rregulloren e Kuvendit. Opozita dy ditë më parë kërkoi tërheqjen e të gjitha projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, duke paralajmëruar mosvotimin e tyre.
Gjithashtu në seancën e sotme janë thirrur për interpelancë edhe dy ministrat Petrit Vasili dhe Genc Pollo. Interpelanca me ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili është kërkuar nga deputeti i PS-së Eltar Deda ku ministri pritet të japë sot shpjegimet e tij në lidhje me shkeljet në tenderin për blerjen e pajisjeve spitalore. Pollo është kërkuar në interpelancë nga deputeti dhe kreu i PDBNJ-së Vangjel Duke për të sqaruar çështjen e regjistrimit të popullsisë.














po pse ne nuk don ti votoshe ligjet more maskara more i pa ftyre pse e prishe imazhine e shqiptareve more maskarenje votoni se do perballeni me popullin shqiptare kure be mose te na japi stausin per kandidate maskarenjeeeeeeeeee