Publikuar në: Tue, Sep 27th, 2011

Shqipëri, hapet qendra e parë e Telemjekësisë

Shpërndaje
Tags

Hapet Qendra e Telemjekësisë së Shqipërisë. Përurimi është bërë sot nga kryeministri Sali Berisha ndërsa në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili, Drejtori i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, z. Saimir Ivziku, përfaqësues të USAID, i cili ka mbështetur dhe realizuar këtë projekt, mjekë, etj.
Rrjeti i Programit të Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik në Shqipëri përbëhet nga Qendra e Telemjekësisë së Shqipërisë në QSUT, në Tiranë dhe prej disa Qendrave Rajonale të Telemjekësisë, në spitalet rajonale të Kukësit, Shkodrës, Durrësit, Korçës, Vlorës,etj., ku një pacient nga secili nga spitalet e lartpërmendura mund të konsultohet  në distancë nga një mjek konsulent në QSUT.  Gjithashtu, Qendra e inauguruar sot ofron mundësinë që pacientët e QSUT-së, në Tiranë, të mund të konsultohen nga mjekë  të spitaleve ose qendrave mjekësore në vende të huaja. Shërbimet e para në QSUT kanë krijuar tashmë partneritete dhe telekonsulta me spitale dhe Institute të njohura  në Evropë dhe SHBA.
Në shenjë simbolike, në inaugurimin e kësaj qendre u realizua lidhja e parë telemjekësore (nëpërmjet  teleprezencës) me profesor Rifat Latifi, Drejtor i Projektit, themelues dhe President i IVeH (International Virtual e-Hospital Foundation), i cili ndodhej me mision në Arizonë.
Kryeministri Berisha dhe të pranishmit e tjerë vizituan gjithashtu edhe Bibliotekën Elektronike, ku mblidhen dhe ruhen materiale mjekësore në formë elektronike, ndryshe nga metoda klasike e deritanishme.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>