Publikuar në: Fri, Sep 23rd, 2011

Urdhri i Mjekut, Abazi: Denonconi rastet e korrupsionit

Shpërndaje
Tags

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Dine Abazi komentoi sot publikisht të dhënat statistikore të Institutit të Statistikave në lidhje me fenomenin e korrupsionit në Shqipëri. “Në këto të dhëna thuhet se në 70% të rasteve ryshfetet i janë dhënë mjekëve. Nuk i interpretoj dot këto të dhëna por është dosmodoshmëri që kushdo prej nesh, nga faktorët dhe aktorët të reflektojë e të nxjerrë konkluzionet përkatëse. Sigurisht që nëse do veprohej kështu do kishte më pak korrupsion”, u shpreh Abazi. Sipas tij pyetjet që shtrohen është se sa ankesa ka patur e sa janë ndëshkuar. “Mjekësia është mjaft e përfolur për korrupsionin por ankesat jo janë të pakta por nuk ka fare. Për aq kohë sa nuk ka ankesa nuk mund të ketë as ndëshkime. Duhen emra konkrete që të ketë ndëshkime më pas. Pse nuk ka ankesa nuk di si ta them pasi dikur nuk dihej se ku por tani dihet se ku mund të ankohesh. Urdhri i mjekëve pret ankesa nga publiku, nga institucionet dhe ka për detyrë ti shikojë me seriozitet këto ankesa duke ndëshkuar këdo për të cilin vërtetohen ankesat”, nënvizoi Abazi.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>